You are here
Home > Kombëtarja > Në ndeshjen që i ngjasonte shahut, Odise Roshi e shpallin edhe më të mirin e ndeshjes

Në ndeshjen që i ngjasonte shahut, Odise Roshi e shpallin edhe më të mirin e ndeshjes

Odise Roshi arriti të shënonte golin e fitores në takimin mes Akhmat Gronzit dhe Orenbergut, i mbyllur në shifrat 2-1. Një ndeshje kjo e cila i ngjasonte lojës së shahut, ashtu siç e kanë etiketuar edhe vetë mediat ruse.

Akhmati i kishte hapur kartat prej kohësh dhe teorikisht gjithë plani i tyre ishte mëse i lexueshëm nga Orenbergu, në të gjitha lëvizjet. Madje edhe takimi dukej se do të shkonte drejt një barazimi, derisa portieri kundërshtar bëri një gabim të pafalshëm në dalje.

Në kushte të tilla Odise Roshi nuk mund të falte për të dërguar topin në rrjetë. Tre pikët janë dhuruar dhe sulmuesi shqiptar u shpall si lojtari më i mirë i gjithë ndeshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top