Në Mynih janë të fiksuar gjithmonë pas Fabian Duros, i talentuari shqiptar i ka hipnotizuar sërish të gjithë të pranishmit.
Përpara disa kohësh, Duro ishte i ftuari i veçantë i ekipit të parë të Bajernit, duke dhënë “freestyle” për futbollistët e Ançelotit, që ishte trajneri i atëhershëm i gjermanëve. Këtë herë, shqiptari ka qenë i ftuari special i ekipit femrave U-17 të Bajernit.
Të pranishmit janë hipnotizuar sërish nga talenti i Fabian Duros, ndërsa nuk kanë munguar edhe duartrokitjet apo xhirimet me telefona nga ana e tyre. /Shqipëria.ch/