
Në momentet e mira të gjithë njerëzit të qëndrojnë afër, ndërsa në të vështirat, rinkonfirmohen të vërtetët.
Futbollistët e Kombëtares kanë menduar t’ia lehtësojnë disi dhimbjen Roshit. Ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë, që e la jashtë fushës për disa kohë. I ndodhur për t’u përmirësuar në Romë, futbollisti i Akhmat Grozni është vizituar nga Ledian Memushaj.
Gjithashtu, për të parë sesi shkon gjendja e mesfushorit të Kombëtares, kanë qenë të pranishëm edhe shokët e skuadrës, Balaj dhe Berisha. /Shqipëria.ch/