You are here
Home > Kombëtarja > Në mënyrën që di më mirë, Balaj gjen rrjetën në Austri dhe “përshëndet” Rejën

Në mënyrën që di më mirë, Balaj gjen rrjetën në Austri dhe “përshëndet” Rejën

Bekim Balaj ka gjetur rrjetën në kampionatin austriak, duke shënuar golin e vetëm të takimit deri në këto momente, ndërsa Sturm Grazi po fiton në transfertën e Altach në shifrat 0-1. Mënyra e realizimit ishte ajo klasike, me sulmuesi shkodran që e dërgon topin në rrjetë falë kordinimit të saktë me kokë.

Ky ishte realizimi i dytë në këtë sezon për Balajn, ndërsa të parin e kishte gjetur në debutim. Në mënyrën më të mirë ky futbollist përshëndet ftesën e dërguar nga trajneri Reja, pavarësisht disa dyshimeve të vogla që mund të ekzistonin për përfshirjen e tij në listë, apo grumbullimin e ndonjë elementi të ri. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top