
Ashtu siç “Shqiperia.ch” ka raportuar prej kohësh, Hysen Memolla është larguar nga Hajduku i Splitit, megjithëse me letra qëndron ende në atë skuadër. Drejtuesit e klubit kroat e kanë bërë të qartë se mbrojtësi shqiptar nuk është në llogaritë e tyre.
Mediat italiane kanë raportuar së fundmi se Salernitana është duke mbyllur marrëveshjen, për të transferuar Memollën. Ky i fundit u mor për disa kohë edhe nga Panuçi, teksa ideohej si zëvendësuesi i Agollit. Një prej mediave kroate, “Romantika”, është tallur keq me futbollistin e Shqipërisë, duke e treguar qartazi mënyrën sesi vlerësohej Memolla te Hajduku:
”Ka luajtur vetëm dy ndeshje në këtë sezon, me ekipin e dytë të Hajdukut. Në këto dy vite me Hajdukun, suksesin më të madh, e ka një foto me të madhin Ronney”. /Shqiperia.ch/