You are here
Home > Kombëtarja > Në Kroaci ngelen të mahnitur dhe vlerësojnë: Mesfushori shqiptar ishte si Usain Bolti

Në Kroaci ngelen të mahnitur dhe vlerësojnë: Mesfushori shqiptar ishte si Usain Bolti

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 mori ditën e djeshme një barazim kundër Irlandës, një hap i gabuar ky për rrugën e saj në Europian. Sfida e luajtur përfundoi me rezultati 1 me 1, ku “dardanët e vegjël” humbën ndoshta shansin më të madh për të hyrë në histori.

Ajo ç farë ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë kësaj ndeshje, ishte aksioni i golit të parë, të shënuar  nga Florent Hasani, ku meritën e aksionit e kishte  mesfushori Lirim Kastrati. Një sprint i madh i 19- vjeçarit, që luan tek Lokomotiva e Zagreb U-19, i ka mahnitur të gjithë jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në Kroaci.

Klubi i Lokomotivo të Zagrebit është krenuar me atë që futbollisti i saj ka bërë, madje duke kaluar edhe më tej, pasi e krahason me Usain Boltin. Me shumë të drejtë këtu, sepse ngjashmëria ishte e frikshme. /Shqipëria.ch/


Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top