
Në mediat kroate është bërë së fundmi një analizë për lojtarët më të mirë të kampionatit kroat që lamë pas në sezonin e fundit. Sigurisht, nuk kishte sesi të mos ndalej edhe te Ardian Ismajli, mbrojtësi i Hajdukut të Splitit që i ka bërë të gjithë për vete me nivelin e treguar.
Fillimisht do e niste nga stoli, për t’u kthyer në titullarin e padiskutueshëm dhe më pas në një nga mbrojtësit më të mirë në Kroaci. Në një analizë me detaje, tregohet sesi Ismajli është një nga mbrojtësat e vetëm që luan futbollin modern në Kroaci.
Ndërhyrjet me precizionin e lartë nuk janë e vetmja pikë e fortë e tij, apo nuhatja e madhe për leximin e lojës së kundërshtarit. Gjithashtu Ismajli ka edhe pasime me saktësi të madhe, duke qënë vendimtar në disa gola të Hajdukut të Splitit. Fatmirësisht një lojtar i tillë zotërohet nga Kombëtarja e Shqipërisë, atje ku do të fitonte fanellën e titullarit në kohë rekord. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/