You are here
Home > Futboll Bota > Në krahë të Panuçit dhe e zbulon: I paparishikueshëm që s’njeh diplomacinë, ka gjithmonë batutën gati

Në krahë të Panuçit dhe e zbulon: I paparishikueshëm që s’njeh diplomacinë, ka gjithmonë batutën gati

Historia e dashurisë mes Samanta Tognit dhe Kristian Panuçit po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Fillimisht të njohur në kompeticionin “Dancing with the Stars” në vitin 2011, lidhja e tyre do të përfundonte përtej garës së një televizioni.

Tashmë është Samanta Togni, që një intervistë për “Confidenze”, foli më tepër për marrëdhënien e saj me trajnerin e Shqipërisë. Ajo u ndalë edhe te disa prej cilësive të Panuçit, që e bëri ta dashurojë atë, duke e quajtur si të paparishikueshëm dhe një njeri që gjithmonë ka gati batutën.

“Më ka pëlqyer te Panucci që është shumë i drejtpërdrejtë. Nuk është shumë diplomat, ashtu si edhe mua. Transparenca është një cilësi e rrallë. Lidhja jonë është shumë e fortë. Panuci gjithmonë e ka një shaka gati, solli gëzim të paparishikueshëm në jetën time. I ndryshon gjërat në momentin e fundit, atëherë kur ti asnjëherë nuk e pret. Sigurisht, së bashku ne nuk mërzitemi”, u shpreh Samanta Togni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top