You are here
Home > Kryefaqja > Në Kosovë mbeten të habitur, Anglia bllokon hotelin 7 muaj përpara ndeshjes me dardanët

Në Kosovë mbeten të habitur, Anglia bllokon hotelin 7 muaj përpara ndeshjes me dardanët

Shqiptarët kanë shumë virtyte të mira dhe pozitive, por nëse ka diçka për t’u kritikuar, është padyshim lënia e punës për në ditën e fundit. Por kjo nuk ndodh me Anglinë, madje as në aspektin e futbollit.

Fundja, kjo është arsyeja se përse ky vend është kaq shumë përpara në të gjitha fushat e jetës. Kur kanë mbetur edhe më shumë sesa 7 muaj nga ardhja e “tre luanëve” në Kosovë, për t’u ndeshur për kualifikueset e Europianit, është rezervuar edhe hoteli.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në një prononcim për “Indeksionline”, e ka konfirmuar faktin se Anglia do të qëndroj në hotelin “Emerald” dhe për dy ditët e qëndrimit të saj, nuk dëshiron asnjë mysafirë të vetëm që të pushoj në këtë hotel. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top