
Një diskutim i ri ka ardhur në Kosovë nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. I ftuar në emisionin “Oxygen”, i ka bërë thirrje presidentit të FFK-së, Agim Ademit, që të mos i jap falas biletat VIP.
“Ia kam bërë kërkesën dhe thirrjen Ademit, që të ulen numrat e biletave VIP dhe ato të jenë me pagesë”, ka thënë Ahmeti. E gjitha kjo ka ardhur pasi para disa kohësh, në Kosovë është folur edhe për përfitimet e turpshme të njërëzve me poste sa i përket biletave që u takon dhe ato që ata marrin. /Shqiperia.ch/