You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Kosovë është kaos, ironia e Munishit: Jemi mirë, i marrim këngëtarët… për futbollistë

Në Kosovë është kaos, ironia e Munishit: Jemi mirë, i marrim këngëtarët… për futbollistë

Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt futbollit, jo vetëm në aspektin e përfaqësueses dhe rezultateve që vijnë prej andej, por edhe në futbollin vendas. Megjithatë duke parë më me vëmendje këtë të fundit, ka ende gjëra për t’u përmirësuar.

Më saktësisht në aspektin e drejtuesve që marrin futbollistë nga jashtë e i sjellin në Kosovë. Më parë një skandal i vërtetë, ishte ajo që trajneri Tovërlani do të shprehte: “Këtu mjaftohen me një video në Youtube, me momentet më të mira të një lojtari dhe na i sjellin si yje”. Ndërkohë, një tjetër çështje e re është hapur te Liria e Prizrenit.

Një nga futbollistët e saj me shtetësi italiane, ka rezultuar se më shumë sesa një lojtar i mirë, ishte një këngëtar me CV më të pasur. Thumbimi i trajnerit të njohur të Vëllaznimit, Ismet Munishit, nuk mund të mungonte. “Ka qenë merkato shumë e mirë, kemi transferuar futbollista këngëtar. Kjo është e mirë për futbollin tonë”, tha Munishi për “RTV Dukagjini”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top