
Një nga lojtarët shqiptar më të talentuar, padyshim se mund të themi se është Edon Zhegrova. Futbollisti dardanas u transferua me shumë bujë tek skuadra e Genk, ku me këta të fundit ka qënë shumë pak i aktivizuar gjatë këtij sezoni.
Zhegrova shpeshherë i është tërhequr vëmendja nga opinonistë dhe analistë për egoizmin e tij në fushën e blertë, madje edhe nga vetë trajneri i tij, gjë që Edoni duket se nuk e ka marrë edhe aq shumë për bazë. Ndonëse është ende shumë i ri, vetëm 19 vjeç, futbollisti ka një talent tepër të veçantë, saqë e kanë emëruar edhe si Messi i Shqipërisë.
Përpos aftësive dhe talentit të madh që zotëron, e gjitha kjo duhet kombinuar edhe me përuljen. Në Kosovë e kanë marrë më shumë qesharake seç duhet një histori të tillë, teksa edhe vetë presidenti aktual i FFK-së në një intervistë dhënë së fundmi për “RTSH Sport”, shprehej se trajneri i Genk i kishte thënë se Zhegrova nuk do të jetë pjesë e ekipit, përsa kohë mban të njëjtën stil loje.
Por kjo situatë është alarmante dhe të gjithë njerëzit pranë këtij futbollisti, duhet ta këshillojnë për të ndërruar mentalitetin e tij në fushën e lojës, sa është ende në kohë. Së fundmi Genk e la jashtë edhe në një takim Kupe futbollistin shqiptar, si për t’i dhënë edhe një tjetër leksion. Ndoshta nuk ka nevojë edhe për aq shumë buzëqeshje, por më tepër për “tërheqje veshi”, pasi në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet dhe talenti pa punë, është asgjë. /Shqiperia.ch/