
Trepça vazhdon të jetë një vend ku prodhohen talentet shqiptarë të së ardhmes. Së fundmi, bëhet fjalë për lojtarin Bujar Pllana, që ka bërë përshtypje të mirë te drejtuesit e gjigandëve kroatë, Dinamo e Zagrebit.
Ësshtë vetë klubi i Trepçës që bën zyrtar faktin se në ambientet e tyre ka mbërritur një ftesë për lojtarin në fjalë. Pllana do të qëndrojë për 17 ditë në provë, ku do të gjendet në kampin e talenteve të Dinamos së Zagrebit. Mbetet të shihet përgjigja që do të japë ekipi kroat për futbollistin shqiptar, që premton shumë për të ardhmen.
“Për super-talentin mitrovicas Bujar Pllana, lojtar i Trepça ’89 tregon interesim gjiganti kroat NK Dinamo Zagreb. Në adresë të klubit vjen edhe zyrtarisht ftesa për testimin e lojtarit në fjalë në grumbullimin e kampit testues të talentëve i cili do të mbahet prej periudhes 13.01.2019 deri më 30.01.2019 në stadiumin MAKSIMIR të NK Dinamo Zagreb”, njoftohet nga klubi në Kosovë. /Shqiperia.ch/