
Pas ardhjes së Florent Hadërgjonajt te Kosova, dardanët po bëhen gati për një tjetër lëvizje të madhe. Këtë herë bëhet fjalë për talentin e Hanoverit, Florent Muslija. Përpara disa javëve në kampionatin gjerman ky futbollist mori një jehonë të madhe, pasi realizoi një kryevepër nga goditja e dënimit.
Të njëjtën histori e vazhdoi edhe me të rinjtë e Gjermanisë. Por së fundmi raportohet se Muslija ka vendosur t’i bashkohet Kosovës. Të gjithën këtë e raporton “Indeksionline”, që shkruan se 20-vjeçari do të luajë në shtator me grupin e Shaland. E gjithë kjo vonesë pritet të vijë për shkak të procedurave që e ndalojnë të jetë gati kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë. /Shqiperia.ch/