You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer, vjen edhe talenti që po përfaqësonte Gjermaninë

Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer, vjen edhe talenti që po përfaqësonte Gjermaninë

Pas ardhjes së Florent Hadërgjonajt te Kosova, dardanët po bëhen gati për një tjetër lëvizje të madhe. Këtë herë bëhet fjalë për talentin e Hanoverit, Florent Muslija. Përpara disa javëve në kampionatin gjerman ky futbollist mori një jehonë të madhe, pasi realizoi një kryevepër nga goditja e dënimit.

Të njëjtën histori e vazhdoi edhe me të rinjtë e Gjermanisë. Por së fundmi raportohet se Muslija ka vendosur t’i bashkohet Kosovës. Të gjithën këtë e raporton “Indeksionline”, që shkruan se 20-vjeçari do të luajë në shtator me grupin e Shaland. E gjithë kjo vonesë pritet të vijë për shkak të procedurave që e ndalojnë të jetë gati kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top