
Florent Muslija, ylli i ri i Bundesligas që bëri jehonë të madhe për disa kohë me Hanoverin, do të largohet nga të rinjtë e Gjermanisë. Këtë e ka pohuar vetë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili shprehet në “Debat Plus” se Muslija do të jetë futbollisti i parë që do i bashkohet Kosovës në shtator, mes afrimeve të reja.
Kjo ndikuar edhe nga rezultatet e fundit pozitive të dardanasve, të cilët kanë më shumë shpresë për kualifikimin në Europian. Ajo që e shquan Muslijën në lojën e tij, janë realizimet që bën nga distanca dhe nga goditjet e dënimit. Me një saktësi të jashtëzakonshme dhe të djathën “vrastare”, vlerat e Kosovës shtohen me ardhjen e këtij lojtari. /Shqiperia.ch/