
Gennaro Marrazzo, opinionist dhe mbështetësi i skuadrës së Napolit, ka dhënë mendimin e tij për faqen zyrtare të Napolit, në lidhje ndeshjen e djeshme midisi Torinos dhe Napolit. Në këtë analizë që Gennaro ka bërë, gjithashtu ai ka folur dhe për mbrojtësin kuqezi, Elseid Hysaj.
“Hysaj e gjen veten të formuar dhe krijon një mbrojtje të plotë, mbrapa. Ai plotësoi një triangelo të pashembullt midis mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit. Disa sulmues “vrastar” të mbrojtjeve të shumë ekipeve siç është Andrea Beloti dhe Simone Zaza ai arriti ti bllokonte plotësisht në krahun e tij. Për pjesën tjetër të Hysajt,po e quaj më pak fjalë një e diel triunfale”, u shpreh opinionisti italian.
Duket se nuk ka kaluar pa u vënë re dhe paraqitja e mborjtësit të Kombëtares, ku ditën e djeshme ka bërë një ndeshje të pëlqyer me klubin e tij. Napoli arriti të fitonte me rezultatin e 1-3 përballë sukadrës së Torinos. Në Napoli, Elseidi po rikthehet sërisht në qëndër të vëmëndjes, i cili po cilësohet si “asi nën mëngë” i trajnerit të napoletanëve, Ancceloti. /Shqipëria.ch/