
Një transformim i jashtëzakonshëm ka ardhur për Emanuel Ndojin, mesfushorin që te Breshia është shndërruar në një yll të jashtëzakonshëm. Megjithëse te Kombëtarja nuk ka bindur ende, sa i përket klubit ky futbollist është më shumë se vendimtar.
Duke dhuruar pasime magjike, e duke shënuar në pozicione të vështira. Ky është Ndoji, që ka fituar gjithë simpatinë e tifozëve në Itali. I marrë nga të rinjtë e Romës për 150 mijë euro, te Breshia po rritet një futbollist i së ardhmes.
Ndërkohë kulmi i vlerësimit në Itali, vjen nga artikulli “Pianetaserieb.it”. Titulli e shkruan qartësisht gjithë idenë e zgjeruar: “Mancini duhet të kafshojë duart për Ndojin”. Nëse krahasime të tilla vijnë nga vendi fqinj, kjo e tregon më së miri kalibrin e lartë të këtij futbollisti, që ka emigruar i vogël nga Shqipëria, por zgjodhi të luante për kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/