You are here
Home > Kombëtarja > Në Itali nuk binden nga Hysaj: Ne duam një Kafu dhe Roberto Karlos, por shqiptari nuk i arrin majat

Në Itali nuk binden nga Hysaj: Ne duam një Kafu dhe Roberto Karlos, por shqiptari nuk i arrin majat

Niveli i treguar nga ana e Elseid Hysajt në fushën e lojës, gjithmonë ka shkaktuar polemika të mëdha te Napoli. Futbollisti i Kombëtares asnjëherë nuk e ka provuar shijen e pankinës, por gjithmonë i ka provuar kritikat për lojën e tij.

Një nga më të shumtat që i drejtohen Hysajt, së fundmi është nga Tramezzani, është difekti i tij në lojën sulmuese. Në futbollin modern, e sidomos në ekipe të mëdha, mbrojtësi i krahut duhet të shërbejë edhe për të avancuar në sulm në raste të caktuara, por këtu çalon Elseid Hysaj.

“Persemprenapoli.it” ka bërë një artikull të veçantë krahasimi mes Mariu Ruit dhe Hysajt, dy krahëve të mbrojtjes së Napolit. Të dy këta futbollistë janë të krijuar nga dora e Sarrit, kur gjendeshin te Empoli më parë.

Futbollisti i Kombëtares e ka bërë më shpejtë diferencën se Mario Rui, ndërsa ky i fundit duhej të priste dëmtimin e Ghulam, që të merrte hapësirën e nevojshme. Për Hysajn vazhdohet të theksohet se është shumë i kufizuar në fazën ofensive, ndërsa bën edhe disa gabime në mbrojtje, por vlerërsohet për qëndrueshmërinë e madhe që ka në luftën një për një.

Në këtë artikull, ngrihet edhe një pyetje themelore: “Tifozët presin një futbollist të nivele Ghoulam, ose një edhe më të madh si Maldini, Roberto Karlos, Zambrotta, Maicon dhe Cafu. Por Hysaj dhe Rui janë thjeshtë dy lojtarë të besueshëm, pa maja të mëdha, me virtytet dhe gabimet e tyre”, shkruhet te “Persemprenapoli.it”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top