
Ajo humbje e thellë e Romës ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë, me rezultatin 7-1, i ka vendosur vulën çdo lloj historie të mundshme. Di Françesko nuk do të jetë më në drejtimin e kryeqytetasve, ndërsa vetëm çështje kohe është zyrtarizimi i një emri të ri.
Kohë më parë është folur edhe për emrin e Panuçit, që mund të marrë drejtimin e Romës. Tashmë një mundësi e tillë kalon edhe në baste, duke qenë e dyta më e sigurta për t’u vendosur nga njerëzit. Pra, sipas italianëve gjasat që trajneri i Shqipërisë të shkoj te Roma, janë të mëdha.
Do të ishte “Primapaginanews.it” që i pasqyron më saktësisht koefiçentet, ndërsa vendin e parë e mban Paulo Sousa me 2.50. Kjo duket mundësia më e sigurtë, por nëse dështon ardhja e Sousas, është Panuçi si alternativ e dytë me 3.50.
Me koefiçentin 6.00 kuotohet ardhja e Kontes ose Roberto Donadoni, ndërsa me 12.00 një largim i mundshëm i Sarit nga Chelsea për t’u rikthyer në Itali. Këto janë të gjitha hipotezat e mundshme, që kryesohen edhe me një largim të Panuçit nga Kombëtarja. /Shqiperia.ch/