You are here
Home > Kombëtarja > Në Itali ngrihet në qiellin e shtatë Igli Tare: Po bën bingo, për herë të parë pas shumë vitesh

Në Itali ngrihet në qiellin e shtatë Igli Tare: Po bën bingo, për herë të parë pas shumë vitesh

Kjo është periudha që Igli Tare të shfaq gjithë vlerat e tij, ndërsa edhe këtë herë pritet që të shpallet si drejtori sportiv i vitit në Seria A. Vetëm pak kohë nga hapja e merkatos, ndërsa në Itali e cilësojnë legjendën e Kombëtares edhe si njeriun me gjetjet gjeniale.

Në qiell të shtatë shkon Tare me vlerësimet që vijnë nga Italia, ndërsa prestigjozja “Calciomercato” citon mes të tjerash: “Tare është duke bërë një bingo. Që kur është hapur merkato, ka bërë tre goditje e gjysmë dhe kjo ndodh për herë të parë pas shumë vitesh brenda kësaj kohe. Drejtori sportiv ka planifikuar një merkato gati në perfeksion.

Në këtë mënyrë ndihmon edhe trajnerin Inzagi për të hapur ciklin e ri. Arritja e Lazarit, që është një nga më të mirët në Itali, apo e qendrës vërtet interesante Vavro, e për të vazhduar me lojtarin që ka kualitete të mëdha, Adekanye. Ndërkohë Tare po planifikon edhe mbylljen e marrëveshjes me Jony(Alavesh) i cili ka bërë shumë asist në La Liga”, shkruhet në median italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top