
Trajneri i kërkon të dali nga roli i tij dhe Hysaj e bën më së miri. Pas skualifikimit të Mario Ruit, mbrojtësi shkodran ka bërë mbrojtësin e majtë në takimin ndaj Sasuolos, me shumë sukses madje.
Futbollisti shqiptar tregoi nivelin e duhur jo vetëm në mbrojtje, por edhe në aspektin sulmues, duke asistuar në golin e Insinjes. Në përgjithësi mediat italiane e kanë vlerësuar pozitivisht futbollistin e Shqipërisë, por këtu bën përjashtim njëra prej tyre, “Gazzetto dello Sport”.
Kjo e fundit ishte e vetmja që i ka dhënë Hysaj notën 5.5, duke thënë se ndodhej në formacion, vetë falë mungesës së Mario Ruit. /Shqipëria.ch/