You are here
Home > Kombëtarja > Në Itali me vlerësim të rrallë: Chiara Biasi duhet të ngrihet nga shtrati, Tare me 80 mijë euro blen lojtarë

Në Itali me vlerësim të rrallë: Chiara Biasi duhet të ngrihet nga shtrati, Tare me 80 mijë euro blen lojtarë

Tashmë është kthyer e modës që në çdo fund të vitit, ka vlerësime të mëdha për punën e Igli Tares. Lacio që më herët nuk kishte forcë të madhe në kampionatin italian, po i jep ritmin e saj kampionatit, Kupës, ndërsa tani synon edhe “Champions Leaguen”.

Formula e suksesit të Tares është nuhatja e talenteve, duke i blerë me pak lekë dhe çmimet e tyre shkojnë në stratosferë. Pikërisht për këtë arsye, media italiane “Esquire” ka bërë një artikull shumë të veçantë për drejtorin sportiv shqiptar.

“Le t’i japim Cezarit atë që i takon Cezarit. Tare, ti je i mirë dhe ne duhet ta tregojmë ty. Ju keni lexuar shumë artikuj për të, ndoshta me qindra. Përfundon në plan të parë pasi ka shumë meritë personale në suksese (gjë e rrallë kjo). Sa e mirë që ka rritur shumë numrin e admiruesve. Madje e donte edhe Milanin para gjashtë muajsh, por negociatat ngecën pas këtij dialogu imagjinar:

Igli Tare: “President, më do Milani”.

Lotito: “Ah, mirë, dhe unë u bëra President i Republikës. Bëhu pak i mirë të lutem”. Dhe këtu mbaroi gjithçka.

Le t’i shikojmë pak këto çmime: “Strakosha (75 mijë euro); Luiz Felipe (750 mijë euro), Acerbi (10.5 milion), Radu (4,5 milion); Lazzari (11 milion), Milinkovic (18 milion), Leiva (5.7 milion), Luis Alberto (4 milion), Lulic (3.25 milion); Correa (15.3 milion). Gjithsej: rreth 90 milion, ose paratë me të cilat skuadrat e mëdha transferojnë një lojtar të vetëm. Blogerja e modës, Chiara Biasi tha: “Për 80 mijë euro unë as që dal nga shtrati”. Por duhet të ngrihet, pasi Igli Tare me 80 mijë euro blen një futbollist shumë të mirë për të luajtur në Seria A”, mbyllet artikulli.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top