You are here
Home > Futboll Bota > Në Itali hedhin idenë për trajnerin e Juventus, kërkohet njeriu që ktheu Gjimshitin e frikshëm

Në Itali hedhin idenë për trajnerin e Juventus, kërkohet njeriu që ktheu Gjimshitin e frikshëm

Juventusi ka arritur të fitojë titullin kampion edhe për këtë sezon në Itali, por që festa nuk ishte e plotë pas atij eliminimi në “Champions League” nga Ajaksi. Shija e hidhur dallohej lehtësisht te lojtarët dhe tifozët, të cilët me blerjen e Kristiano Ronaldos e kërkonin më shumë se kurrë triumfin.

Tashmë të gjithë tifozët bardhezinj kërkojnë largimin e trajnerit Alegri, pasi nëse në gjithë këto vite i njëjti mision dështon, atëherë duhet të ketë një përgjegjës. Vetë tekniku nuk e çon ndërmend të jap dorëheqje, por në fundin e sezonit pritet të ketë zhvillime.

Kush mund ta marrë Juventusin? Gazetari dhe opinionisiti i njohur italian, Giorgio Micheleti, ka një ide gjeniale. “Në Torino duhet të nisin të mendojnë edhe për Gasperinin”, ka thënë gazetari sportiv për “A MC Sport Live Show”. Ndoshta kjo do të ishte edhe zgjidhja ideale e bardhezinjve pasi Gasperini me Atalantën ka treguar gjithë suksesin në gjetjen e formulave të duhura sa i përket takimeve.

Madje ekipi nga Bergamo po lufton edhe për një vend në “Champions League” në këtë sezon, ndërsa është padyshim skuadra me lojën më të bukur në Itali. Ndoshta do të ishte edhe një sinjal pozitiv për Gjimshitin që Gasperini të përfundonte te Juventusi, pasi ishte pikërisht ky trajner që e rriti mbrojtësin shqiptar me besimin që tregoi ndaj tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top