Kritika, polemika dhe shumë zëra kundër Elseid Hysajt. Paraqitjet që mbrojtësi shqiptar po bën në sezonin aktual, me ekipin e Napolit dhe me Kombëtaren, nuk janë ato të nivelit të duhur.
Kupa është mbushur në takimin ndaj Crevena Zvezdës, teksa pavarësisht faktit se italianët nuk pësuan asnjë gol, mos shënimi i golave është një peshë që bie dhe rëndon edhe te mbrojtësi shkodran. Ky është futbolli modern dhe ne duhet të mësohemi me të.
Kritikat për Hysajn kanë qenë në pjesën dërrmuese për mënyrën sesi shqiptari luan në pjesën sulmuese, për të mbështetuar skuadrën, një e metë kjo e shkodranit. Sipas asaj që raporton “SKY”, do të ketë tre ndryshime në takimin e Napolit ndaj Torinos.
Malcuit pritet të bëj debutimin në krahun e djathtë te Hysaj, Mertens merr vendin e Milik dhe Hamshik do të rikthehet në mesfushë. /Shqipëria.ch/