You are here
Home > Kombëtarja > Në Itali bëhet zyrtare ftesa, Leonardo Maloku do t’i bashkohet Shqipërisë për ndeshjet e qershorit

Në Itali bëhet zyrtare ftesa, Leonardo Maloku do t’i bashkohet Shqipërisë për ndeshjet e qershorit

Në Itali është bërë gjithçka zyrtare sa i përket ftesës së Leonardo Malokut nga Shqipëria. Lojtari që aktualisht luan me Fernanan në Itali është grumbulluar nga kuqezinjtë e Alban Bushit. Njoftimin e ka bërë zyrtar vetë skuadra në fjalë, teksa tregon me krenari se lojtari i tyre është grumbulluar nga të rinjtë e kuqezinjve.

Kombëtarja U-21 do të ketë tre ndeshje në muajin qershor, teksa fillimisht do të ndeshet në datën 7 qershor ndaj Turqisë për kualifikueset e Europianit. Më pas do të ketë dy miqësore brenda 2 ditësh me Uellsin, më saktësisht në datat 9 dhe 11 qershor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top