Bersant Celina që është pjesë e klubit anglez të Swansea, është shpallur sot si lojtari më i mirë i këtij ekipi. Skuadra e tij mori një humbje në transfertën kundër Rotherhamit me rezultatin 2-1, sfidë kjo e vlefshme për “Championshipin” anglez.
Përsa i përket lojtarit dardanas, ai nuk mundi dot i vetëm të dërgonte skuadrën e tij në të paktën marrjen e një pike në këtë ndeshje, që ishte për t’u harruar nga lojtarët e Swansea. Celina po tregon dita-ditës se është nga ata lojtarë të pazëvendësueshëm tek klubi anglez, ndonëse ka realizuar vetëm 2 gola në 13 paraqitje të tij.
Me humbjen që mori skuadra e Swansea ditën e sotme, i largohet edhe më shumë zonës që të ngjit në elitën e futbollit anglez, “Premier Ligë”. /Shqiperia.ch/