You are here
Home > Kombëtarja > Në Holandë ndodh çudia me Selahin, arbitri nuk e lejon që të dali nga fusha (VIDEO)

Në Holandë ndodh çudia me Selahin, arbitri nuk e lejon që të dali nga fusha (VIDEO)

Një situatë vërtet e rrallë ka ndodhur në Holandë, atje ku VVV-Venlo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Twentes. Talenti shqiptar, Lindon Selahi, ashtu si edhe gjithmonë është një titullar i paprekshëm te skuadra e Twentes, që luan në elitën e futbollit holandez.

Por në minutën e 81 të takimit trajneri Gonzalo Garcia ka kërkuar që të nxjerrë nga fusha Selahin për arsye të skemës dhe taktikës së tij. Megjithatë të njëjtin mendim nuk do e ndante arbitri i katërt. Ky i fundit nuk ka futur numrin “18” te tabela elektronike, por numrin “19”. Kështu ka dalë padrejtësisht nga fusha Latibeaudiere. Trajneri i Twentes dhe stafi kanë reaguar menjëherë duke mos iu besuar syve për atë episod, por asgjë nuk mund të kthehej më mbrapsht.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top