
Shumë dështime të Hannoverit gjatë ndeshjeve të fundit, por përtej humbjeve në rezultate, ka një fitore të madhe, Florent Muslija.
Mesfushori shqiptar i ka bërë te Hannoveri të gjithë për vete, me lojën e tij dhe mënyrën e të interpretuarit të ndeshjes. Në ndeshjen e shkuar, Muslija ishte autori i golit të nderit, në atë humbje të thellë me rezultatin 4-1 në transfertën e Frankfurtit.
Tashmë në mediat gjermane, flitet se Muslija po projektohet si një titullar i pazëvendësueshëm nga ana e trajnerit, pasi i jep lojës gjallëri. Trajneri i Hannoverit ka lënë një dënim për të gjithë futbollistët pas humbjeve të fundit, duke i detyruar të vrapojnë më shumë se zakonisht në stërvitje. /Shqipëria.ch/