
Mediat greke duket se nuk i ndahen Shqipërisë. Mënjëherë pas publikimit të lojtarëve të grumbulluar nga Panuçi për sfidat e ardhshme të kuqezinjve, grekët nuk kanë ngurruar të komentojnë lojtarët e thirrur.
“Sdna” shkon më tej duke thënë se Shqipëria aktuale flet “greqisht”. Këtë gjë, helenasit e kanë mbështetur në faktin se do të ketë 4 futbollistë të ftuar nga Shqipëria, që luajnë në kampionatin grek.
Për këtë fakt ata kanë përmendur edhe emra si : Mavraj, Basha, Mihaj, dhe Lila të cilët do të jenë gati ndaj Jordanisë e Izraelit. Një gjë kjo që grekët e quajnë si një lloj krenarie, pasi që arrinë të pranojnë në kampionatin e tyre lojtarë shqiptarë që janë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren. /Shqipëria.ch/