
Me 4 gola të shënuara në 15 ndeshje, Fiorin Durmishaj i ka bindur të gjithë për potencialin që zotëron te skuadra e Panionosit. Madje ky lojtar ka dalë edhe nga pritshmëritë, pasi ka treguar se është gati për një ekip të madh, pavarësisht moshës së re.
Prej kohësh është bërë e ditur se Olimpiakosi do të ishte destinacioni i ri i këtij lojtari, por situata ka marrë një zhvillim të ri. Vetë mediat greke do të raportonin të parat se sirena nga Skandinavia po vinin për sulmuesin e Shqipërisë në merkaton e verës.
Tashmë janë drejtuesit e Olimpiakosit ata që këshillohen, për të vepruar sa janë ende në kohë. Një futbollist i tillë kurrsesi që nuk mund të humbet, të paktën në Greqi nuk duhet ta bëjnë këtë gjë në nivelin e klubeve. Sa i përket pjesës së Kombëtares, Durmishaj ka zgjedhur Shqipërinë dhe ka qenë pjesë e Shpresave tona, me gjithë pretendimet e fqinjëve tanë. /Shqiperia.ch/