You are here
Home > Kryefaqja > Në Greqi e quajnë “Mesi” se turpëroi Barcelonën, kapiteni Ndoj shënon edhe ndaj sllovakëve

Në Greqi e quajnë “Mesi” se turpëroi Barcelonën, kapiteni Ndoj shënon edhe ndaj sllovakëve

Andrea Ndoj është një futbollist i jashtëzakonshëm që duhet të merret në konsideratë për të ardhmen. Lojtari që luan me Olimpiakosin U-17 gjeti realizimin fantastik në miqësoren ndaj Barcelonës U-17, pasi e mori ekipin kundërshtar zvarrë që nga mesfusha për të tundur rrjetën.

Në fitoren 4-1, mediat greke e etiketuan mesfushorin shkodran edhe si “Mesi”. Nuk ndalon këtu, ndërsa në miqësoren e fundit të zhvilluar Ndoj ka realizuar sërish. Këtë herë në mënyrë po aq të bukur me kokë, pas një krosimi që vinte nga kornia.

Megjithëse rezultati ishte për t’u harruar, pasi ekipi sllovak i Michalovce i mposhti grekët me rezultatin 6-2. Për t’u theksuar është fakti se lojtari ka qënë kapiten në këtë përballje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top