
Sjellje e admirueshme në fushë por edhe jashtë saj. Në katërkëndësh Strakosha është si një shqiponjë, “fluturon” atje ku të tjerët nuk munden. Në shumë raste ai është heroi i ndeshjes, shpëtimtari i skuadrës dhe shpresa e të gjithëve para se ta shohin veten të “gjymtuar”.
Trajneri, lojtarët, por mbi të gjitha tifozët, i kanë sytë nga ai sa herë që kundërshtari hidhet në sulm, Strakosha bën gjithçka mirë. Ka qetësi, instikte, vendosmëri e mbi të gjitha guximin. Cilësi të cilat të shtyjnë furishëm drejt suksesit. Por Strakosha ka një “pikë të dobët”, lojtarët e skuadrës, pasi thyhen lehtësisht në mbrojtje, si lacialët ashtu edhe kuqezinjtë.
Përpara mikrofonit të gazetarëve ai nuk dregohet i “gjithëpushtetshëm”. Ndonëse lëvdatat apo urimet pas 90’minutëshit adresohen drejt tij, madje me të drejtë, Strakosha ka vetëm dy fjalë; suksesi është i të gjithë skuadrës e jo vetëm i imi.
E njëjta gjë ndodh edhe kur gazetarët e “ngacmojnë” tek reparti i mbrojtjes. Shpeshherë Strakosha ka korigjuar gabimet dhe hapsirat boshe që kanë krijuar mbrojtësat duke vënë portën në rrezik. Por edhe këtë herë gardiani ka po të njejtin qendrim; Nuk është faji i mbrojtësve, gabime bën e gjithë skuadra e këto janë normale.
Të njejtën gjë Strakosha tha në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve me fanellën kuq e zi, të njëjtën gjë shprehu dhe në dy a tre ndeshjet e fundit me Lacion në Seria A. Në dukje, Strakosha është i “vetsakrifikuari” i grupit. Përcjell gati-gati atë frymë e liderit dhe kapitenit të grupit i cili ruan ballancat e nuk lejon që një a dy lojtarë të jenë më të privilegjuar se pjesa tjetër, por të gjithë të përfaqësojnë suksesin dhe dështimin e një mbrëmje. Ju kujtohet Lorik Cana? Deklaratat e tij?! Mos ndoshta edhe Strakosha..! /Shqipëria.ch/