
Hanoveri ndodhet në një formë negative në kampionat, por vuajtjet e tyre i lehtëson disi një talent si Florent Muslija. Futbollisti shqiptar arriti të shënonte golin e vetëm të Hanoverit në humbjen e fundit me rezultatin 4-1 ndaj Frankfurtit.
Megjithatë, përtej asaj ndeshje, talenti shqiptar po arrin të bind edhe në stërvitje. Për të treguar sadopak për aftësitë e këtij lojtari dhe mënyrë sesi ai stërvitet, na vjen në ndihmë “Sportbuzzer”: “Muslija ngjasonte në stërvitje me një shofer të makinave të garave, ndaj mbrojtësave të skuadrës”.
Në një kohë që shumë futbollistë shqiptarë kanë shpërthyer në Bundesligë, Muslija duket të jetë i radhës. Sulmuesi 20-vjeçar është grumbulluar më parë nga të rinjtë e Gjermanisë, por pa mundur të tregojë aftësitë e tij. /Shqipëria.ch/