You are here
Home > Kombëtarja > Në Gjermani nuk e fshijnë nga kujtesa Alban Mehën: Gjetëm zëvendësuesin e legjendës!

Në Gjermani nuk e fshijnë nga kujtesa Alban Mehën: Gjetëm zëvendësuesin e legjendës!

Një futbollist shqiptar që ka lënë përshtypje të mirë në Gjermani, është padyshim Alban Meha. Ky i fundit i ka bërë të gjithë për vete kur luante me Paderborn, teksa gjuajtjet e tij nga goditja e dënimit, preknin shpeshherë perfeksionin.

Tashmë në Gjermani mendojnë se e kanë gjetur zëvendësuesin ideal të legjendës Meha, ashtu siç e citon saktësisht “Liga-zwei”. Bëhet fjalë për mesfushorin 26-vjeçar Philipp Klement, i cili shfaq ngjashmëri me futbollistin shqiptar.

Ky i fundit ka fituar simpatinë e tifozëve të Paderbornit, teksa në ndeshjen e fundit ka realizuar dy gola nga goditjet e lira, duke fituar një vend edhe në formacionin më të mirë të javës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top