You are here
Home > Futboll Bota > Në Gjermani i bëhet jehonë e madhe: Talenti shqiptar duhet të shkojë te Bajerni i Kovaç

Në Gjermani i bëhet jehonë e madhe: Talenti shqiptar duhet të shkojë te Bajerni i Kovaç

I rritur në akademinë e Bajernit, Meritan Shabani duhet të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, aktivizimin me ekipin e parë të këtij klubi. Si dhuratë duket, por e tillë nuk është. Talenti shqiptar ka dhënë gjithçka për bavarezët dhe di po aq shumë nga stili i tyre i lojës, pasi ka kaluar kohë që është pjesë e ekipeve zinxhirë.

E teksa Bajerni po ndodhet në një situatë të vështirë të rezultateve dhe krizës që po kalon, të gjithë ndajnë të njëjtën pyetje: “Çfarë po ndodh”? Në Gjermani të japin menjëherë përgjigje, duke drejtuar gishtin nga të rinjtë. Bajerni aktual, beson pak tek ta. Një jehonë e madhe i është bërë ditëve të fundit Meritan Shabani, që trajneri Kovac ta marrë këtë lojtar në ekip të parë. Në stërvitje e ka bërë shumë herë, por tashmë kërkohet edhe për ndeshjet e kampionatit.

Fillimisht do të ishte Michael Taranat, që kryeson punën për gjetjen e talenteve te Hanoveri. Gjithashtu ai ka punuar më parë edhe te Bajerni, ndërsa i ka dhënë një sygjerim trajnerit Kovaç, gjatë një intervistë për mediat gjermane.

“Problemi te bavarezët është se ka 20 lojtarë me kombësi te ndryshme të cilët janë gjithmonë në presion për të fituar titullin, preferohet “Champions League”. Kjo e bën atë të vështirë. Megjithatë te Bajerni ka lojtarë vërtet shumë të talentuar. Përshembull Meritan Shabani ose Lukas Mai, të dy e kanë bërë debutimin e tyre në Bundesligë. Sa lojtarë do të merrja unë nga akademia? Katër nga pesë”, u shpreh Taranat.

Nga ana tjetër, do të ishte faqa zyrtare e Bundesligës, ajo e cila do t’i sygjeronte bavarezëve disa lojtarë që ndodhen në gjirin e tyre. Sigurisht, këtu nuk kishte sesi të mungonte edhe Meritan Shabani. Vetë presidenti i këtij klubi shprehej më parë se ekipi ka nevojë për ajër të ri, ndërsa për shqiptarin ishte shumë i entuziazmuar duke thënë se është një talent i së ardhmes. Tani është koha, edhe sa do të vonoj Kovaç për thirrjen e tij? Ndoshta jo edhe shumë, pasi po vuan jo pak presione te Bajerni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top