
Te Rangersi ka një rast të pazakontë dhe ndoshta që mund të vendos një rekord për futbollin skocez. Megjithëse ky i fundit njihet për lojën e ashpër, gjithçka del nga parashikimet kur sheh rastin e sulmuesit Morelos.
Jo pak, por 5 kartona të kuq ka marrë këtë sezon ky futbollist. I fundit ndëshkim për sulmuesin në fjalë ishte në derbin “Old Firm” që u zhvillua sot ndaj Celtic. Tashmë në ekipin e Eros Grezdës e kanë të qartë se një lojtar i tillë nuk mund të mbrohet më, megjithëse është i pazëvendësueshëm sa i përket golave të shënuara.
I të njëjtin mendim është edhe Steven Gerrad, i cili ka thënë: “Është e qartë se Morelo u provokuar në ditën e sotme, por kjo ka ndodhur shumë herë tani. Mendoj se e kam mbështetur atë më shumë nga çfarë duhet dhe tani nuk e mbroj më. Ky është realiteti dhe le të dënohet”, ka thënë pas ndeshjes Gerrard. /Shqiperia.ch/