
Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha do të jenë titullarë këtë fundjavë në derbin kundër Paokut. Legjionarët tanë kanë fituar një vend të padiskutueshëm tek klubi i Arisit të Selanikut, brenda pak kohësh që nga transferimi i tyre në Greqi.
Kujtojmë që Migjen Basha ishte në dyshim për sfidën kundrejt Paokut, pasi pak ditë më parë ai pësoi një dëmtim me kuqezinjtë e Panuçit. Mesa duket mesfushori kuqezi është rikthyer në kondicionin e tij më të mirë ku pritet të jetë titullar me skuadrën e Arisit në derbin e Selanikut
Legjionarët kuqezinjë rikthehen në klubet e tyre pas një mungese për shkak të grumbullimit me Kombëtaren, në “Ligën e Kombeve”. Në derbin e fundit që u luajt vetëm përpara pak kohësh, një grup njerëz afër stadiumit, hodhën bomba molotv ndaj policisë dhe situata u trazua jo pak. /Shqiperia.ch/