You are here
Home > Kombëtarja > Në Belgjikë zbulojnë mënjanimin e Abazajt: Punon vetëm kur dëshiron, nuk funksionohet kështu

Në Belgjikë zbulojnë mënjanimin e Abazajt: Punon vetëm kur dëshiron, nuk funksionohet kështu

Një nga talentet më të mëdha të futbollit në Shqipëri ishte Kristal Abazaj, ndërsa kalimi i tij drejt Anderlehtit nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu, deri në këto momente futbollisti shqiptar ende nuk e ka bërë debutimin në kampionat me ekipin belg.

Por çfarë është duke ndodhur dhe ku qëndron mosmarrëveshja e lojtarit dhe trajnerit? Këtë çështje e zgjidh disi “Toutsurlefoot”, ku zbulohet edhe mënjanimi i mesfushorit shqiptar. “Talenti më i madh shqiptar, ishte emri që i vishej këtij futbollisti. Por deri tani, nuk na ka treguar asgjë në Belgjikë. Emri i tij nuk figuron në asnjë ndeshje që nga fillimi i sezonit. Në stërvitje, është edhe më keq se futbollisti tjetër që nuk po merr shumë hapësira, Adzic. Abazaj punon vetëm kur ai dëshiron. Mirëpo, me trajneri Vanhaezebrouck, këto gjëra nuk funksionojnë kështu”, shkruhet në artikull. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top