
Kristal Abazaj është padyshim një nga futbollistët më premtues të Shqipërisë, ndërsa hapi i madh për të kaluar nga Luftëtari drejt Anderlehtit, e tregojnë më së miri se për çfarë lojtari flasim.
Megjithatë aventura e re nuk po shkon në mënyrën e duhur për talentin shqiptar, që ende nuk ka debutuar në fushën e lojës. Shumë pikëpyetje janë ngritur nga mediat belge, të cilat vendosin po vetë, që t’i japin zgjidhje enigmave të tyre.
Het Nieuësblad shkruan se arsyeja kryesore që Abazaj është duke u lënë jashtë skuadrës, përpos moshës së re, është fakti që nuk po lë përshtypje të mirë në stërvitje. Kjo sigurisht e ndikuar edhe nga dëmtimet dhe forma fizike që ka kaluar shqiptari së fundmi. /Shqipëria.ch/