
Trajneri Shaland këto javë ka pasur herë pas here “dhimbje” koke. Nëse në mbrojtje dhe në mesfushë i kishte gati startuesit, për sulmin është ndalur disi më tepër duke medituar. Lufta për një vend nisi edhe mes lojtarëve, të cilët dëshironin padyshim miniuta me fanellën e Kosovës. Por ndaj Ishujve Faroe gjithë ky vetbesim u kthye si një thikë pas shpine.
Më shumë se të tjerët, Zhegrova ishte molla “e kalbur” e asaj ndeshje. Ka gjithçka. Talenti, shpejtësinë, driblimet, krijimtarinë por i mungon vigjilenca. Nuk pason atje kur duhet, e tepron me mbajtjen e topit ndërsa imitimi i “Messit” i kalon fantazitë e futbollit.
Një lojtar si ai duhet të përfaqësoj Zhegrovën, e jo yllin argjentinas. Tek skuadra e Genk e ka marr tashmë mësimin e merituar. Trajneri e preferon vetëm si vëzhgues nga tribuna. Në kampionatin belg ledhatimet nuk preferohen dhe Zhegrova sikur ka nisur ta teprojë disi. Kosova është me fat që e ka një te tillë, por duhet ta dijë ta shtrojë në lojën e saj dhe nëse arrin ta bind se futbolli nuk luhet me të tillë mënyre, atëherë Zhegrova do të jetë asi në mëngë i trajnerit /Shqiperia.ch/