
Sidrit Guri ka zhgënjyer me formën e tij te Ostende, teksa pavarësisht se u ambientua lehtë fillimisht, duke shënuar gjithmonë në miqësore, vazhdimi i kampionatit belg tregoi të kundërtën. Futbollisti shqiptar jo vetëm që nuk po arrinte të shënonte, por takimet e fundit i pa shpeshherë edhe nga stoli.
Largimi i tij nga Belgjika dukej të ishte fakt i kryer, por një gjë e tillë mohoet tashmë nga drejtuesit e skuadrës. Do të ishte drejtori teknik i Ostendes, Bross, që në një intervistë oër “Het Nieuësblad”, e bën të qartë vendimin. Ai thotë se Gurit duhet t’i lihet pak kohë, pasi golat e realizuar nga ana e këtij sulmuesi në Shqipëri duhet të shërbejnë si një tregues.
“Po, e di që Guri shënoi vetëm njëherë, por duhet t’i japim atij pak kohë. Nëse arrin të shënojë 27 gola në një vit në Shqipëri, dihet lehtësisht rezultati”, u shpreh Hugo Broos. /Shqiperia.ch/