
Ekipi i Napolit do të ndeshet në ditën e sotme ndaj Liverpulit, në një takim të rëndësishëm për “Champions League”.
Këtu nuk po flasim vetëm për rëndësinë e kësaj ndeshje, duke parë kompeticionin në të cilin luhet, por edhe për gjendjen aktuale të ekipeve. Liverpuli ia ka dalë në takimin e parë, ndërsa nga ana tjetër, italianët kanë lënë dy pikë në transfertë e Crevena Zvezdës.
Faqa pranë klubit anglez, “Liverpoolfc”, ka bërë një analizë paraprake për ndeshjen, duke u shprehur se këtë të fundit, do e vendosin vetëm 3 detaje. Mes tyre, përfshihet edhe dueli i krahut që do jetë mes Elseid Hysajt dhe Sadio Mane.
Anglezët ia bëjnë të qartë Hysajt, përballë tij do të ketë një “Buggati” të cilin duhet ta kap me shpejtësi e ta ndalë atë, përpara se të dëmtojë italianët. Mane ka arritur një shifër rerkord në Agnli, teksa ka kapur shpejtësinë e 34.5 kmph. /Shqipëria.ch/