Për shumë e shumë kohë shqiptarët kanë pasur vetëm një ëndërr, atë amerikane. Në çdo fushë të jetës ajo ishte një dëshirë që tundonte të gjithë në Shqipëri, por kohët ndryshojnë dhe tashmë është ai momenti, kur në Amerikë krenohen dhe shohin me admirim atë që ndodh në tokën tonë, atë shqiptaren.
Shqipëria ka arritur të fitojë një duel të rëndësishëm për Ligën e Komebeve ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, ndërsa shiritin e kapitenit për 90 minuta e kishte në krahë Jahmir Hyka. Kaq ka mjaftuar që klubi në të cilin aktivizohet ky futbollist, San Jose Earthquake, të postojë disa herë radhazi në “Twitter”, faktin se lojtari i tyre ishte kapiteni i Shqipërisë.
Në Amerikë krenohen me Hykën, ndërsa ne mund të admirojmë Kombëtaren, kohët kanë ndryshuar, duhet të vlerësojmë më shumë vetveten. /Shqipëria.ch/