
Federata Zviceriane ia ka komplikuar takimin miqësor Shqipërisë dhe Kosovës që pritej të zhvillohej në këtë vend. Kjo pasi Zvicra e sheh këtë takim si një reklamë të dy përfaqësueseve, përpara syve të talenteve shqiptarë që luajnë në këtë shtet.
Për të evituar largime të tjera të futbollistëve drejt Shqipërisë apo Kosovës, Federata Zviceriane i ka vështirësuar mundësitë për lejimin e një miqësore që faktikisht është zyrtarizuar edhe në faqen e FIFA-s.
Tashmë Kombëtarja po sheh një tjetër alternativë për takimin e radhës, ku sipas asaj që raporton “Supersport”, po shihet mundësia e përballjes me Austrinë.
Ky kundështar nuk është i panjohur për Shqipërinë, pasi është ndeshur me parë në provën e grupit të De Biazit, vetëm pak muaj përpara fillimit të europianit të Francës. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/