You are here
Home > Kombëtarja > Ndryshon historia në pak kohë, Shabani gjithmonë e më larg Shqipërisë

Ndryshon historia në pak kohë, Shabani gjithmonë e më larg Shqipërisë

Deri në ditën e djeshme dukej një çështje e mbyllur ajo e zgjedhjes së Shqipërisë nga ana e Meritan Shabanit.

Megjithatë të shumtë kanë qenë shembujt që na kanë dhënë një mësim se asnjëherë nuk duhet të shpërthejë festa përpara kohe, sidomos në çështje të tilla.

Trajneri i Shqipërisë, Panuçi, në deklaratën për shtyp të dhënë në ditën e sotme, ka thënë se asgjë nuk është mbyllur, duke mos treguar shumë pozitivitet mbi afrimin e Shabanit te Shqipëria.

Orët e fundit zërat që e lidhin talentin e Bajernit me Kosovën, janë shtuar gjithmonë e më shumë. Futbollisti i Bajernit ka pasur një takim edhe me zyrtarët e FFK-së dhe trajnerin Shalandes. Nëse më parë kishte disa dyshime në lidhje me vendimin e Shabanit, tashmë zgjedhja e tij është kthyer në një enigmë ta pazgjidhshme, por diçka është e sigurtë, që shpresat për një bashkim të këtij talenti me kuqezinjtë kanë nisur të bien. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top