You are here
Home > Futboll Bota > Ndryshon gjithë situata, trajneri i Lacios ideon formacionin perfekt për Valon Berishën

Ndryshon gjithë situata, trajneri i Lacios ideon formacionin perfekt për Valon Berishën

Historia e Valon Berishës ka ndryshuar thuajse rrënjësisht te Lacio. Pas dëmtimit që kaloi në sezonin e shkuar, mesfushori shqiptar u përfol shumë për një largim të mundshëm nga skuadra kryeqytetase.

Gjithsesi rikuperimi ka shkuar në fazën e duhur dhe era e fushës u ndie sërish në përballjen që Lacio fitoi ndaj Paderbornit me rezultatin 3-4. Në mediat italiane raportohet se Berisha jo vetëm që nuk do të largohet, por për të është ideuar edhe formacioni perfekt.

Trajneri i Lacios, Inzagi, po insiston për të luajtur me skemën 3-5-2. Pikërisht kjo taktikë e lojës i lë më shumë hapësirë dhe mund të quhet si moduli ideal për cilësitë e Valonit, që vepron edhe si mesfushor në mbështetje të sulmit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top