Historia e Valon Berishës ka ndryshuar thuajse rrënjësisht te Lacio. Pas dëmtimit që kaloi në sezonin e shkuar, mesfushori shqiptar u përfol shumë për një largim të mundshëm nga skuadra kryeqytetase.
Gjithsesi rikuperimi ka shkuar në fazën e duhur dhe era e fushës u ndie sërish në përballjen që Lacio fitoi ndaj Paderbornit me rezultatin 3-4. Në mediat italiane raportohet se Berisha jo vetëm që nuk do të largohet, por për të është ideuar edhe formacioni perfekt.
Trajneri i Lacios, Inzagi, po insiston për të luajtur me skemën 3-5-2. Pikërisht kjo taktikë e lojës i lë më shumë hapësirë dhe mund të quhet si moduli ideal për cilësitë e Valonit, që vepron edhe si mesfushor në mbështetje të sulmit. /Shqiperia.ch/