You are here
Home > Kombëtarja > Ndryshimet e fundit/ Kërkohet suksesi në Skoci, Panuçi sulmon si Konte

Ndryshimet e fundit/ Kërkohet suksesi në Skoci, Panuçi sulmon si Konte

Shqipëria do të ndeshet në ditën e sotme ndaj Skocisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Panuçi kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas asaj fitore ndaj Izraelit, por për të arritur deri këtu, duhet kaluar një provë e vështirë, ajo e transfertës së Glasgout.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, Panuçi kërkon të befasojë kundërshtarin me skemën e Kontes. Veseli, Mavraj dhe Gjimshiti do të jenë siguria e qendrës së mbrojtjes. Hysaj dhe Binaku do të jenë krahët e mbrojtjes në rastet kur Shqipëria do të mbrohet, por edhe krahët e mesfushës për të fluturuar Kombëtaren në rastet e aksioneve sulmuese.

Xhaka, Basha dhe Memushaj do të jenë në mesfushë për të vendosur balancat, ndërsa Hyka dhe Balaj do të jenë në majën e sulmit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top