You are here
Home > Kombëtarja > Ndryshime në formacionin e Panuçit, Andi Lila e nis si titullar

Ndryshime në formacionin e Panuçit, Andi Lila e nis si titullar

Shqipëria do të luajë në ditën e nesërme ndaj Izraelit në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Takimi i cili do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, do të ketë vëmendjen e të gjithë sportdashësve, sepse ky f ormat i ri, i jep mundësinë Kombëtareve më të vogla për të arritur në Europian.

Panuçi ka provuar sërish 11-shen që pritet ta nisë si titullarë ndaj Izraelit dhe nga hera e fundit, ka vend për disa ndryshime të vogla. Andi Lila pritet që ta nisë si titullar në mesin e fushës, atje ku është në balotazh me Sabien Lilaj. Nga ana tjetër, Basha, Xhaka, Grezda dhe Hyka duket se e kanë të sigurtë vendin e tyre në mesin e fushës.

Guri është ende në kryesim ndaj Balajt për të udhëhequr në majën e sulmit, ndërsa dy balotazhet e fundit janë ato në mbrojtje ku Mavraj duelon ndaj Veselit dhe Binaku ndaj Agollit. Çështja e portës është e zgjidhur gjithashtu, atje luan  Thomas Strakosha. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top